Rinesi

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

..


    Nxirrni audion nga CD me kualitet studioje

    rinesi
    rinesi
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 292
    Age : 31
    Registration date : 03/04/2008

    Nxirrni audion nga CD me kualitet studioje Empty Nxirrni audion nga CD me kualitet studioje

    Mesazh  rinesi Sun Oct 18, 2009 1:16 pm

    Nxirrni audion nga CD me kualitet studioje Exact_studion_screenshot_952093606

    Shumica e shitėsve tė muzikės online, duke pėrfshirė kėtu edhe dyqanin e Apple, iTunes, pėrdorin kodekė, si MP3 dhe AAC, me shpejtėsi 256 kilobit pėr sekondė. Ata dėshirojnė qė ju ta mbushni kompjuterin me sa mė shumė muzikė tė mundeni, pa kontrolluar cilėsinė e audios.


    Kur dėgjoni muzikė tė koduar, nuk mund tė dėgjoni atė qė artisti ka krijuar. Do t’ju tregoj njė mėnyrė se si tė kopjoni (rip) audiot nga CD-ja dhe t’i kodoni nė Flac (Free Loseless Audio Codec), duke i kompresuar me kujdes bit pėr bit kopjet e muzikės. Gjithė sa duhet tė keni ėshtė njė PC me disk optik, disa softuerė pa pagesė dhe koleksionin e CD-ve.


    Merrni kopjen e saktė tė audios

    Pėr ta bėrė kėtė hap, do t’ju duhet tė shkarkoni dhe instaloni Exact Audio Copy (exactaudiocopy.de), qė ėshtė falas. Exact Audio Copy (EAC) ėshtė i fuqishėm, fleksibėl dhe ju jep rezultate jashtėzakonisht tė sakta. Instalimi i EAC do tė instalojė gjithashtu edhe kodekun FLAC (vetėm nėse zgjidhni mosintalimin). Do tė gjeni mbėshtetje pėr FLAC nė disa prej veglave pėr muzikė mė tė mira nė treg, siē janė Sonos Digital Music System Logitech Transporter, Squeezebox dhe Olive’s Opus No.4. Gjetja e njė music player portativ ėshtė akoma mė e vėshtirė. Nėse nuk do ta zėvendėsonit me dėshirė pajisjen tuaj pėr luajtjen e mizikės, me ndonjė tė tillė qė mbėshtetet me FLAC, mund t’i dekodoni skedarėt FLAC nė ndonjė format tjetėr, si MP3, qė pajisja e juaj e muzikės sigurisht do ta njohė.
    Pranojeni instalimin e EAC dhe opsionet e zakonshme qė ofrohen gjatė instalimit, duke klikuar butonin Next gjatė ēdo lajmėrimi. Pastaj lejojeni programin tė testojė tiparet e CD drive. Nuk duhet tė merrni ndonjė vendim kur dritarja e instalimit tė ofrojė opsionet e selektimit, ndėr tė cilat duhet tė selektoni opsionin FLAC. Nėse dėshironi tė pėrdorni shėrbimin falas online tė databazės Freedb pėr tė shkarkuar detajet e CD-sė qė po kopjoni, shkruani adresėn tuaj e-mail kur t’ju kėrkohet. Kėto informacione tė kėrkuara nuk do tė bien nė dorė tė krijuesve tė spamėve, por nėse keni droje, mund tė pėrdorni edhe informacione tė gjėnjeshtėrta. Programi i kėrkon kėto tė dhėna nga ju pėr tė krijuar etiketa ID3 pėr skedarėt qė krijoni. Nė hapin e ardhshėm, pėrdorni emrin e zakonshėm, qė mund ta ndryshoni mė vonė, pastaj zgjidhni opsionin expert dhe nė fund klikoni finnish.


    Instaloni AccurateRip

    Njerėzit duan qė audioja e nxjerrė nga CD-ja tė jetė sa mė e saktė dhe e kualitetit tė lartė. AccurateRip (accuraterip.com), njė palė e tretė pėr shtesat Exact Audio Copy, ju lejon t’ia arrini qėllimin. EAC posedon AccurateRip vetvetiu, pra nuk ka nevojė qė tė shqetėsoheni pėr tė. Sa herė qė bėni kopjoni njė CD, AccurateRip i krahason rezultatet tuaja me ato qė njerėzit e tjerė kanė nxjerrė nga po e njėjta CD. Kur procesi i nxjerrjes sė audios nga CD-ja tė ketė pėrfunduar, EAC do t’ju shfaqė njė raport shumė tė besueshėm. Nėse rezultatet janė tė njėjta me ato tė tė tjerėve, atėherė nxjerrja e audios ka qenė plotėsisht e saktė. Por nėse rezultatet ndryshojnė, fajet pėr kėtė mund t’i ketė disku qė keni. Pastrimi i diskut mund ta zgjidhė kėtė problem.


    Vendosi opsionet e kopjimit

    Exact Audio Copy ka njė numėr tė madh truqesh pėr tė dhėnė rezultate shumė tė mira. Disa nga kėto vegla janė bashkangjitur me programin, ndėrsa tė tjerat janė shtesa tė krijuara nga zhvillues tė jashtėm. Unė pėrdor vegla nga tė dy llojet, nė mėnyrė qė tė marr njė cilėsi sa mė tė mirė, madje edhe nga CD-tė e dėmtuara shumė. Do t’ju flas vetėm pėr vlerat qė ndryshoj pėr tė arritur rezultate tė kėnaqshme. Pėr tė filluar, klikoni menynė EAC dhe zgjidhni EAC options nga lista e opsioneve qė hapet vertikalisht. Hiqni nga pėrdorimi elementin e etiketuar No use of null samples for CRC calculations. Kjo do t’ju japė rezultate mė tė sakta. Hiqni nga pėrdorimi Lock drive tray during extraction, nė mėnyrė qė tė mund ta hapni diskun nė rast se programi prishet apo ndal procesin e kopjimit tė audios nga CD-ja. Sė fundi, ndryshoni vlerat e Extraction and compression priority dhe Error recovery quality, nga vlerat e tyre tė zakonshme, nė vlera tė larta.

    Kjo mund ta ngadalėsojė procesin e kopjimit sė audios nga CD-ja, por gjithsesi do t’ju japė rezultate tė mira. Gjithė tė tjerat lėrini nė vlerat e tyre tė zakonshme. Klikoni fushėn General, pastaj selektoni unknown CDs dhe zgjidhni opsionin pėr t’iu qasur automatikisht databazės Freedb. Gjitha tė tjerat lėrini nė vlerat e tyre tė zakonshme. Evitoni fushave Tools, Normalize dhe zgjidhni Filename. Kėtu, ju duhet t’i tregoni EAC se si t’i emėrojė skedarėt e t’i organizojė nė harddisk.

    Shkruani karakteret nė vazhdim nė kutinė Naming sheme: %A\%C\%N - %. Kontrolloni kutinė e etiketuar Use various artist naming scheme dhe shkruani karakteret e ardhshme nėn kutinė poshtė: Various Artists\%C\%N - %A %T. Instruksionet e dy hapave tė kaluar, i tregojnė EAC-sė tė krijojė ēerdhen e strukturės sė direktoriumit, ku ēdo artist do tė ketė nėndirektorinė e vet, pėr ēdo titull albumi. Klikoni fushėn Directories dhe hyni nė direktorinė kryesore, ku dėshironi tė sistemoni audiot e nxjerra nga CD-ja. Shembull: nėse do tė kopjonit Dire Straits CD Love Over Gold nė dosjen My Music, direktoria do tė duket kėshtu: C:\MyDocuments\My Music\Dire Straits\Love Over Gold\01 –Telegraph Road.flac. Injoroni opsionet e tjera tė kopjimit me EAC dhe klikoni OK.


    Plotėsoni boshllėqet

    CD-tė komerciale zakonisht kanė hapėsira bosh mes kėngėve. Shumica e hapėsirave pėrmbajnė “heshtje dixhitale”, ndėrsa tė tjera kanė pjesė nga kėnga e kaluar, nga ajo qė vjen nė vazhdim, apo edhe njė kėngė tė tėrė. Njė CD palyer do ta luajė boshllėkun vetėm nėse tė gjitha kėngėt zgjidhen tė luajnė automatikisht dhe nė vazhdimėsi. Nėse kaloni nga kėnga e parė drejt nė tė tretėn, nuk do tė dėgjoni asnjė hapėsirė bosh. Kur kopjoni audion nga njė CD, EAC do t’i bashkėngjisė vetvetiu hapėsira bosh. Nėse dėshironi qė programi t’i shmangė plotėsisht kėto hapėsira shtypni F4 pėr tė aktivizuar EAC detect gaps edhe nė CD. Klikoni menynė Action dhe pastaj zgjidhni opsionin qė preferoni.


    Kopjoni disa audio nga njė CD

    Shumica e punės gjatė pėrdorimit tė Exact Audio Copy pėr kopjimin e audiove nga CD-tė, ėshtė pjesė nė procedurėn sė setup. Procesi aktual i kopjimit tė audiove ėshtė jashtėzakonisht i thjeshtė. Fusni diskun nė CD-Rom, klikoni nė menynė Action dhe pastaj zgjidhni Test and Copy Selected Tracks. EAC do tė testojė procesin e kopjimit tė audios nga CD-ja dhe tė gjitha kėngėt do tė kompresohen nė formatin FLAC. Pas ēdo hapi tė kompresimit, programi do tė fshijė automatikisht formatet .wav. Nė fund tė procesit tė kopjimit, EAC do tė gjenerojė njė raport Status and Error Messages. Informacioni mė i rėndėsishėm nė kėtė raport ėshtė saktėsia e kopjimit tė audiove nga CD-ja, bazuar nė databazėn e AccurateRip. Ndoshta do tė dėshironit ta ruani qasjen dhe dosjen me audiot e kopjuara nga CD-ja pėr referenca tė ardhshme. Ndaj pėrsėriteni kėtė hap me komplet librarinė e CD-sė.

    Original post : http://www.pcworld.al/ja-se-si/894-Nxirrni-audion-nga-kualitet-studioje.html

      Ora ėshtė Mon May 20, 2024 1:21 pm