Rinesi

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

..


    Krijimi i nje rrjete bazike (LAN).

    rinesi
    rinesi
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 292
    Age : 31
    Registration date : 03/04/2008

    Krijimi i nje rrjete bazike (LAN). Empty Krijimi i nje rrjete bazike (LAN).

    Mesazh  rinesi Tue Oct 26, 2010 3:43 pm

    Krijimi i nje rrjete bazike (LAN). Network
    Nje informate shume e shkurte qe ti kuptoni gjerat me elementare ne rrjeta.
    Fjala LAN eshte shkurtes per Local Area Network dhe qe perfshin nje hapesir fizike si psh: Shtepi, Zyre, Shkolle, apo ndonje Kompani tjeter e cila eshte ne nje objekt. Dhe qe eshte e kunderta e WAN qe eshte shkurtes per Wide Area Network e cila perfshin hapesira te medha gjeografike lidhje te pikave ku ato mund te jene me Qindra/Mija Kilometra larg njera tjetres si psh: Prishtine-Prizren, Kosove-Shqiperi etc. .

    Komunikimi i Maqinave (Kompjuter, Server, Router, etc..) qe perdorin Ethernet behet permes IP-s (Internet Protocol) qe nuk eshte asgje tjeter vetem nje adres qe e bene unik nje kompjuter ne rrjet.
    IP Adresa ndahet ne dy pjese Network Partition (Pjesa e Rrjetes) dhe Host Partition (Pjesa e Hostave) ku kete ndarje logjikisht e bene Subnet Mask-a (qka jane 255 jane network ndersa 0 jane Hostat – perderisa nuk subnetojm). dhe eshte 32bitshe psh: (192.168.13.0 – 11000000.10101000.00001101.00000000).Nuk do ti sqaroj se si arrin deri te kjo struktur por vetem ta keni nje pamje vizuele se si duket nje IP ne numra binar.

    PSH:
    192.168.13.21
    255.255.255.0

    IP:
    Network Partition – Duhet te jete e njejt qe te komunikojn ndermjet veti (e kemi fjalen ne LAN dhe nese sperdorim ndonje router apo nuk subnetojm ndonje network)
    Host Partition – Duhet te jete unike nese deshiron te funksionoj qe te mos bijn ne konflikt IP-jat

    Ndersa Subnet Mask duhet te jete e njejte ne te gjithe kompjuterat ne ate LAN (Eshte subnetmask e Klases C)

    Kjo mund te themi qe eshte nje rrjet por per lidhjen e rrjetave te ndryshme psh:( 172.16.54.0/16 dhe 172.16.78.0\16) at’her duhet te perdorim Router.

    IP Adresen mund ta konsiderojm sikur adresa e ndonje shtepije (Rruga dhe Nr. i Shtepise) ku Rruga mund te jete e njejt per dhjetra shtepi (Network Partition) ndersa Nr. i shtepise ndryshon (Host Partition) qe te mund te dihet se shtepia e kujt eshte.

    Kaq kishte sa i perket sqarimit eshte shum pak e cituar ketu por me beseoni qe ti saqarojm te gjitha at’her do te duhen qindra libra me Mijra faqe secila dhe nuk do te mund ta mbulonin te gjithen. Por diqka e thjesht qe ta keni nja dijeni te mjegulluar ne lidhje me rrjetat, por nese deshironi me shume at’her mundesia e vetme qe te arrini eshte te mesoni vet (Ka kurse te IT-s Elementare, Rrjetave (CISCO CCNA) etc..)

    *****

    Per lidhjen e 2 Kompjuterve ne rrjete qe te munden te komunikojn njeri me tjetrin nevojitet nje kabell e rrjetes ku ne fund te kablles ne te dy anet duhet te kete RJ-45 Konektorin. E cila duket keshtu.
    Krijimi i nje rrjete bazike (LAN). Cat5_network_cable1

    uk do te sqaroj se si behet lidhja e konektoreve renditja e telave (ato do te sqarohen tek Kuizi, ku jane disa pyetje lidhje me keto), pasi qe keto lloje te kabllove mundeni ti bleni ne dyqane te kompjutereve te cilat jane te fabrikisht te rregulluara dhe jane shume lire.

    Ka dy tipe te ndryshme te lidhjeve te Kables te rrjetes ku dallimi ne mes te Straight dhe Crossover eshte vetem renditja e telave, ku njeri tel eshte derguesi po i njejti duhet te jet pranuesi ne kompjuterin tjeter kjo eshte per crossover ndersa per Straight kete qe e permenda e rregullon Switch-i.

    1. Straight-through
    2. Crossover

    Lidhja e dy kompjutereve ndermjet veti direkt njeri me tjetrin perdoret lidhja e kablles Crossover
    Lidhja e dy kompjutereve ndermjet veti duke perdorur switch perdoret lidhja e kablles Straight-through
    Apo me thjesht me thon dy paisje te njejta lidhen me Crossover ndersa dy te ndryshme me straight.

    Pasi ta perfundojm punen e cekur me lart dmth lidhjen e kompjutereve fizikisht, at’her vjen pjesa ku duhet ta konfigurojm pjesen logjike dmth IP Adresen.
    Kemi dy kompjuter: Computer_A dhe Computer_B
    Marrim kete range (varg) te IP-jave 192.168.1.0/24 dmth
    192.168.1.0
    255.255.255.0

    Dhe IP-jat ne dispozicionin tone jane nga 192.168.1.1 deri ne 192.168.1.254 me subnetmask 255.255.255.0

    Kjo tregon se si behet konfigurimi ne Windows XP (por edhe ne OS tjera eshte e njejta vetem pamja vizuele ndryshon)
    1. Start
    2. Control Panel (Settings – Control Panel)
    3. Network Connections (Network and Internet Connections)
    4. Mouse2 – Properties te Local Area Connection (ose sidocoft emri i karteles se rrjetit)
    5. E zgjedhim Internet Protocol (TCP/IP) dhe Properties

    E zgjedhim Use the following IP address:

    Dhe e vendosim kete konfiguracion ne Computer_A
    IP Address: 192.168.1.2
    SubnetMask: 255.255.255.0Dhe e vendosim kete konfiguracion ne Computer_B
    IP Address: 192.168.1.3
    SubnetMask: 255.255.255.0

    Nese i kemi bere te gjitha keto ne rregull at’her mundemi ta testojm koneksionin ku nga njeri kompjuter pingojm IP-n e kompjuterit tjeter
    psh: nga Computer_B -> ping 192.168.1.2
    Nese kthen replay at’her koneksioni eshte ne rregull por nese jo at’her se pari duhet te shikohet Firewall ta ndalni ose te lejoni ICMP Packets dhe te provoni ping prap.

    Nese pas vendosjes se kablles ne NIC prap e qet X kartelen e rrjetit at’her shikoni kabllen a eshte ne rregull mos eshte e demtuar apo diqka e tille.

    Tek fotoja me larte se kemi plotesuar edhe Default Gateway dhe DNS

    Default Gateway e perdorni kur deshironi qe te keni qasje ne nje rrjet tjeter (apo Internet) eshte default pasi mund te shtojm edhe Gateway/Routes (ruta) tjera, por pasi qe ky demostrim eshte vetem per LAN mes dy apo me shum kompjutereve ndermjet veti at’her kjo nuk na duhet
    DNS (Domain Name System) kthen Emrat ne IP Adresa pasi qe njeriu me leht e mban mend emerin sesa varg numrash (psh: me leht e mbajm mend ITShqip.com sesa 65.35.96.34) dhe per kete arsye eshte kriju DNS (ku me heret eshte perdor WINS por ska qene edhe shum efikase) po ashtu edhe kjo nuk na duhet per kete demostrim ose nese deshironi mundeni ta instaloni ndonje DNS Server (Windows Server 2003, 2008, ndonje Server OS tjeter, etc…)

    Nese keni arrit ta beni kete at’her mundeni te shkembeni fajlla ndermjet kompjutereve, apo te luani ndonje loje ne LAN (psh: Counter Strike, WarCraft apo ndonje tjeter)

    Besoj qe ju ka ndihmuar sado pak te keni njohuri rreth lidhjes se dy kompjutereve duke perdorur kabllo te rrjetes.

    http://www.itshqip.com/krijimi-i-nje-rrjete-bazike-lan

      Ora ėshtė Thu May 09, 2024 1:25 pm